I futi 20 euro mes pasaportës, polici i vë pr*angat emigrantit në kufi

Një 28-vjeçar me iniciale J.X. është arr*estuar nga policia pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kapshticës, ka te*ntuar të korr*uptojë efektivin. Pasi ai i ka kërkuar pasaportën, 28-vjeçari ia ka dhënë bashkë me 20 euro me qëllim për të shmangur kontrollin dhe përshpejtimin e procedurave.
“Vijojnë kontrollet e detajuara për go*ditjen e paligjshmërisë. Go*ditet një rast i korr*upsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë go*ditur një rast të korr*upsionit. Shtetasi J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Specialistët për He*timin e Kr*imit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë shoqëruar shtetasin J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.