I ftohti, Ministria e Shëndetësisë me apel për qytetarët

Komisioni për parandalimin nga efektet e dëmshme e valëve të ftohta pranë MSH-së, pas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, njofton se gjatë ditës së nesërme ( E Martë 16.02.2021 ) I gjithë territori I vendit do të përfshihet me temperatura të ulëta që definojnë fazën alerte të verdhë.

Rekomandohet që t`i kushtohet vëmendje mbrojtjes së shëndetit, vecanërisht shfrytëzimi I veshmbathjeve adeukate, konsumimit më të shpeshtë të pijeve të nxehta, shmangien e alkoolit, për shkak se rrit rrezikun nga hipotermia, si dhe marrja e rregullt e terapisë tek të sëmurit kronik, kurse në rast të vështirësive në frymëmarrje, rekomandohet që qutetarët të lajmërohen tek mjeku amë.

Njëkohësisht rekoamdnaohet shmangia e praktikimit të aktiviteteve fizike në ambiente të hapura, kurse gjatë lëvizjeve të kihet kujdes ndaj sipërfaqeve me ngrica.