I dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi në Gjermani arrestohet në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar, pasi që ka pranuar informata nga autoritetet gjermane lidhur me veprën “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. I dyshuari është arrestuar më 24.10.2024 për veprën që dyshohet se e ka kryer më 09.03.2024 në Gjermani. Policia njofton se ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.