I dyshuari në vrasjen e Tupac thotë se Puff Diddy ‘urdhëroi të jepen $1 mln’ për të eliminuar reperin

Vrasësi i dyshuar i muzikantit të njohur amerikan Tupac Shakur, Duane ‘Keffe D’ Davis ka implikuar së fundmi Sean ‘Diddy’ Combs në vdekjen e reperit, zbulojnë dokumentet gjyqësore.

Duane ‘Keffe D’ Davis u arrestua më 29 shtator 2023, i akuzuar se ka vrarë me armë reperin asokohe 25-vjeçar Tupac Shakur në vitin1994. Davis ishte dërguar në paraburgim dhe dy ditë më parë doli para gjykatësit për mocionin e lirisë me kusht.
Por prokurorët depozituan dokumente sipas të cilave në një intervistë me policinë Davis ka sugjeruar se reperi Diddy Combs ka paguar që Shakur të vritej.

Gjykata e Clark County shkruan në një dokument, sipas rrjetit FOX5 Las Vegas: “[Davis] ka thënë publikisht se në intervistat e tij nuk do të flasë për krime të kryera nga të tjerë, por ky dokument sugjeron se Sean Combs ka paguar Eric Von Martin një milionë dollarë për vrasjen si dhe ka ofruar të organizojë telefonatën me shoferin Terrence Broën, kur ai ishte ende gjallë”.
Rrjeti US Sun shkruan se në regjistrimet audio Davis pretendon se Combs donte të vdekur si Tupac dhe drejtorin muzikor Marion Hugh ‘Suge’ Knight Jr dead.
Në regjistrim Davis duket se akuzon Combs se ka thënë: “Dua t’i heq qafe këta të dy.”
Davis thotë në regjistrim se ai dhe Martin dëshironin një milionë dollarë.
Megjithë raportimet shokuese, media të ndryshëm në SHBA japin deklarata të ndryshme dhe aktualisht është e vështirë të arrihet në një konkluzion të saktë, shkruan rrjeti britanik LadBible