I dyshuari kryesor për plagosjet në Haraçinë është një person i kërkuar nga drejtësia që nga viti 2007

Sipas informacioneve të para i dyshuar kryesor në plagosjet e sotme në Haraçinë është M.A një person i kërkuar nga drejtësia që nga 2007 për një vrasje të një zyrtari policor. Trupat policor janë të vendosur që ta kapin, gjithashtu kërkohet edhe me helikopter.

Gjatë ditës së sotme është gjuajtur me armë ndaj kryetarit të Haraçinës Ridvan Ibraimit ku ka mbetur i plagosur vetë kryetari dhe 2 persona tjerë. Sipas informacioneve të para motivi i plagosjes është një parcelë ku komuna parashehë të ndërtohet stadium ndërsa në pronësi është të familjes Ajvazi.