I dyshuar për disa raste shantazhi për përfitime seksuale, kush është Altin Çoku

Sibora Abedini, 27-vjeçe, banuese në Kamëz i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga tarraca e katatit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem është publikimi i një fotoje të saj intime në Tik Tok me personazhin e Tik Tok, Altin Çoku.

Ky i fundit është arrestuar nga policia si personi i dyshuar se shpërndau foton në rrjete sociale.

Altin Çoku, personi që shihni në foton e mëposhtme, dyshohet se ka shantazhuar dhe një vajzë tjetër në Laç, duke e kërcënuar se do t’i publikonte fotot intime.

Në vitin 2009 ai është arrestuar pasi kërcënoi gocën e tezes se do t;i vriste të vëllanë nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të.

27-vjeçarja e cila u vetëvra dyshohet se i ka kërkuar ta heqë foton, por çoku ka pretenduar se nuk ishte ai që e kishte shpërndarë dhe që kishte krijuar profilet false.

Edhe tezja e 27-vjeçares hodhi akuza të rënda mbi Çokun duke thënë se ai e ka hedhur nga pallati dhe se nuk kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Nga ana tjetër në një video-live në rrjetin Tik Tok, teksa bisedonte me reperin Kleviol Ahmeti, Çoku thotë se në momentin që Sibora i dërgoi foton, ai ndodhej në tualetin e një kafeneje dhe ishte shoku i tij i ngushtë që pa mesazhin dhe e mori foton, pasi telefonin e mbante pa kod.

“A e di çfarë më ka bërë burri i huaj mua, shoku i ngushtë? Unë ishe me një shoqen timen në hotel dhe ajo bëri një foto lakuriq, kokën te gjoksi im. Më pas dola për kafe me një shokun tim dhe unë telefonin e mbaj pa kod, kur shkova në banjon e lokalit ajo goca më ka nisur foton, duke më thënë shihe çfarë foto kemi bërë në hotel. Edhe ky shoku im ka shkuar ka marrë foton dhe ia ka shpërndarë miletit, të cilët kanë hapur profil në Tik Tok. Goca e huaj e ndarë nga burri dhe ka tentuar dy herë të vrasë veten”, tha ai.

27 vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova me të cilin kishte dhe një vajzë. Problemet në çift kishin bërë që martesa të mos funksiononte dhe të kishte një krisje.

Teksa çifti ishte drejt ribashkimit publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem.