I diplomuar me notën 9, prej vitesh punon në Higjienën Komunale pa vendim pune


Besim Ismaili është një ndër shumë të punësuarit në Higjienën Komunale (HK) të Shkupit, ai ka diplomuar në fakultetin pedagogjik me notën mesatare 9. Por edhe pse i diplomuar, sot që herët në mëngjes kujdesej për pastërtinë e qytetit të Shkupit.

“Edhe pse jam me fakultet pedagogjik jeta është dinamike dhe me një rrogë nuk mund të mbash familjen. Me çfarë note e ke përfunduar fakultetin? Me 9”, tha Besim Ismaili – punonjës në HK.

Edhe pse 10 vite që është i punësuar në Higjienën Komunale ai thotë se ende nuk ka vendim pune.

“Është shumë e rëndë edhe pse me përvojë, thuan do të japim vendim por nuk e realizojnë atë që thuan, edhe pse jam me fakultet pedagogjik të mbaruar nuk di si të them se si jam duke jetuar. Ke mbaruar fakultetin pedagogjik? Po e kam mbaruar në Karposh por realiteti është ky që jam duke punuar sot. Për të mbajte familjen u punësova në Higjiene Komunale, dhe ja ku jam. 10 vite nuk ke vendim? Jo, nuk kam, kjo është fakt”, u shpreh Besim Ismaili – punonjës në HK.

Lidhur me arsyen e mos marrjes së vendimit të punës, tentuam të marrim përgjigjën nga Higjiena Komunale e qytetit të Shkupit, por nuk morëm asnjë përgjigje.

Ndërkohë përveç Besimit, që herët në mëngjes ishin angazhuar edhe shume punonjës të tjerë të ndërmarrjes së Higjienës Komunale të Shkupit të cilëve u ishte shtuar puna pas ndeshjes së futbollit e cila u zhvillua gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjithçka lanë pas tifozët ishin mbeturinat e shumta përreth stadiumit.