I dha leje gruaja, gjermani martohet me dy të dashurat: Burrat janë xheloz për mua

Një 35-vjeçar nga Kolni i Gjermanisë, i martuar dhe babai i dy fëmijëve po planifikon dasmën e radhës me dy të dashurat e tij të reja. 35-vjeçari pretendon se do të ketë kështu një jetë të shëndetshme me tre gratë e tij.
Marco Santo Silva, 35 vjeç, është martuar ligjërisht me Daniela Silva, 35 vjeç kanë qenë në një martesë të hapur që nga viti 2012.

Tani ai po planifikon të martohet me dy të dashurat e tij në një ceremoni simbolike, me bekimin e gruas së parë. Marco u takua me nëpunësen e zyrës Jessica dhe ndihmësen e shitjes me pakicë Kamila, të dyja 35 vjeçe, në një aheng në vitin 2019.

Tani ato shpresojnë të transferohen në një shtëpi së bashku, ndërsa Marco do të ndajë kohën e tij midis shtëpisë së tyre dhe shtëpisë së familjes, ku jetojnë edhe dy fëmijët e tij.
“Unë kam jetuar në një martesë të hapur me gruan time Daniela që nga viti 2012 dhe kemi dy vajza që janë katër dhe shtatë vjeçe”, tha Marco.

“U takova me Jessica dhe Kamila në festa të ndryshme në vitin 2019 dhe pastaj i prezantova me njëra-tjetrën menjëherë. Që nga ajo kohë, ne kemi qenë në një marrëdhënie prej tre personash.
Unë kam një lidhje dashurie me Kami dhe një lidhje me Jessi, dhe këto të dyja nuk janë les*bike por mike,” thotë ai. 35-vjeçari shprehet se burrat e tjerë janë xhel*oz për të për shkak të lidhjes së tij të veçantë me gratë.