I dha fund jetës në burgun italian/Iu dha lamtumira e fundit muzikantit të njohur nga Tetova, Jeton Bislimi

Dje i është dhënë lamtumira e fundit muzikantit të njohur nga Tetova, Jeton Bislimit. Lajmin e ka bërë të ditur xhamia e fshatit Lisec, ku edhe është bërë varrimi ditën e djeshme, pas lutjeve të Iqindisë.

Për vdekjen e Jeton Bislimit kanë reaguar dhe kanë shprehur ngushëllime një numër i madh i këngëtarësh e muzikantësh nga estrada shqiptare, pasi ai ka qenë muzikant i aftë dhe i njohur, transmeton Tetova News.

Jeton Bislimi, 36-vjeçari nga Liseci i Tetovës, i ka marrë jetën vetes më 24 janar në burgun Castrogno di Teramo të Italisë.

Ai kishte tentuar tashmë vetëvrasjen edhe më 14 nëntor, pasi kishte goditur dhjetë herë me thikë gruan e tij. Pas këtij veprimi të dhunshëm, ai ka tentuar të helmohet duke gëlltitur një sasi të madhe barnash. Që të dy kanë përdunduar në spital, gruaja me plagët e thikës dhe ai në gjendje kome nga barnat e shumtë që gëlltiti.

Gruaja e tij, një 34-vjeçare gjithashtu nga Maqedonia, ishte shëruar nga plagët e thella që kishte marrë, dhe u largua nga spitali pas disa ditësh. Në dhjetor, gjykata i kishte hequr të drejtën prindërore ndaj dy fëmijëve, burrit, i cili para gjykatësit për hetimet paraprake, as që kishte tentuar të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, duke zgjedhur të përfitonte nga e drejta për të mos u përgjigjur.