I dha fund jetës me fotoksinë, flet vëllai i 41 vjeçares: Motrën nuk e vrau TikTok-u por bashkëshorti i saj, të vihet drejtësia në vend


Familja e Bedrie Lokës pretendon se akti ekstrem që kreu 41 vjeçarja duke i dhënë fund jetës nuk ka ardhur nga ‘TikTok’ por nga bashkëshorti i saj. Vëllai i së ndjerës, Mahmut Bushi thotë se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj së motrës, sidomos pas hapjes së profilit denigrues në rrjetin social.

“Motrën nuk e vrau TikTok por bashkëshorti i saj. Xhemali ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht ndaj motrës. Sidomos pas shfaqjes së asaj adresës në rrjetet sociale. Ajo nuk e përballoi dot presionin dhe dhunën që ushtronte Xhemali, madje edhe në sy të fëmijëve. Nuk di çfarë të them. Duam që drejtësia të shkojë në vend dhe autorët të dalin para drejtësisë”, theksoi vëllai i së ndjerës.

Kujtojmë që bashkëshorti i 41 vjeçares, Xhemal Loka u arrestua paraditen e së shtunës pasi dyshohet se e shtyu atë drejt aktit ekstrem. Sipas policisë, ai ka ushtruar dhunë psikologjike sistematike ndaj saj dhe se madje e kishte kërcënuar se do ta vriste me thikë në sy të fëmijës./abcnews.al