I dha fund bashkëpunimit në mënyrë të papritur, Megi Pojani flet për herë të parë për Dalina Buzin

Në një kohë shumë të shkurtër, Megi Pojani është kthyer në një ndër vajzat më të ndjekura dhe të komentuara në showbizin shqiptar.
Ajo e ka nisur karrierën në “Hostel by Anabel” nga Dalina Buzi, mirëpo ajo e ndërpreu bashkëpunimin në mes në mënyrë të papritur.

Megi Pojani ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC për të folur për serialin H.O.T ku ajo do të jetë aktore.

“Unë mendoj që kam pasur fatin të kem disa njerëz që më kanë ndihmuar, që janë hot (humans of Tirana). Nuk dua që t’i ngelet hatri ndonjë tjetri që mendon se mbase më ka ndihmuar. Mendoj që njeri pa ja hequr meritat që më ka ndihmuar dhe kemi punuar bashkë ka qenë Dalina Buzi”, është shprehur me mirënjohje Megi Pojani.