I dërgoi letër të atit në parajsë, 4 vjeçares i vjen një përgjigje emocionuese!

Milan është një 4-vjecare e cila nuk e ka takuar asnjëherë babin e saj pasi pak para se ajo të vinte në jetë, ai u vra. I ati i saj Travis Larson ndërroi jetë në mënyrë të papritur, duke lënë pas jo vetëm nënën e tij, por edhe fëmijën që priste të vinte në jetë.

Tami Avolia tregon me dhimbje për vrasësin e djalit të saj dhe se si ai tronditi një familje të tërë.
‘’Ai nuk mori vetëm djalin tim, por mikun tim më të mirë dhe babain e vajzës. Ajo nuk do ta takojë asnjëherë të atin. Një javë para se ai të ndërronte jetë, ne ishim duke festuar dhe bëmë një festë për gjininë e fëmijës. Ai ishte shumë i emocionuar që do të bëhej babai i një vajze.’’

Siç raporton Goalcast, Tami po ndihmon në rritjen e mbesës së saj Milan, ndonëse djali i saj nuk është fizikisht prezent në jetën e tyre, ajo ka gjetur një mënyrë se si ta bëjë pjesë. Çdo vit ato festojnë ditëlindjen e tij dhe këtë vit, Milan kishte menduar për një surprizë speciale në ditëlindjen e të atit. Një surprizë, e cila në një mënyrë u kthye në dhuratë për të.

Ajo dëshironte t’i dhuronte disa tullumbace babai të saj. Madje shkruajti edhe një letër të cilën e lidhi në tullumbacin e mbushur me helium dhe e la të lirë… me shpresën që ajo të arrinte tek babai i saj.
‘’Ajo më tha se çfarë donte t’i thoshte dhe unë e shkruajta për të në një letër që lexonte: Gëzuar ditëlindjen babi. Të dua dhe më mungon. Unë nuk doja që ti të ikje larg,’’ tregon gjyshja e saj.

Vetëm pak ditë më vonë, Tami teksa kontrolloi postën, zbuloi një kuti e cila lexonte ‘’Për vogëlushen nga babi’’… Menjëherë ajo u përlot dhe e hapi kutinë me mbesën Milan. Brenda ato gjetën një letër ku shkruhej: ‘’Më pelqeu shumë dhurata jote. Faleminderit shumë. Babi dhe mami të duan shumë. Kjo është dhurata jote shpresoj të të pëlqejë…’’

Tami u informua nga një postier se një grua afër zonës gjeti letrën dhe tullumbacen në shtëpi. E prekur nga dashuria dhe letra e Milan për babain e saj, gruaja donte të bënte diçka për t’i kthyer buzëqeshjen të voglës dhe vendosi t’i kthejë një përgjigje në emër të babit të saj nga parajsa.