Burime të “Indeksonline” mësojnë se personi që është tentuar të arratisej nga Burgu i Sigurisë së Lartë në fshatin Dyz është Bedri Krasniqi.
Pasi Policia e Kosovës kishte pranuar informacione për këtë plan, ka reaguar duke shtuar numrin e forcave policore në këtë burg.
Ndryshe, Bedri Krasniqit është i dënuar për vrasjen e policëve, Sabahate Tolaj e Jusuf Haklaj dhe kindapimin e biznesmenit Azem Morina. Ai është i dënuar me 27 vjet heqje lirie.
Vlen të theksohet se në burgun e Sigurisë së Lartë dërgohen personat që janë të dënuar mbi 15 vjet.