I dënuar për abuzim, Dani Alves lirohet nga burgu me një garanci 1 milion euro

Ish-futbollisti Dani Alves u la i lirë pas një vendimi të gjykatës së Barcelonës, me një garanci prej një milion eurosh në pritje të vendimit përfundimtar për brazilianit pas ankimimit që u bë.

Alves, i cili u dënua me katër vjet e gjysmë burg për ngacmim seksual, do të mund të largohet nga burgu kur të dorëzojë dy pasaportat e tij (braziliane dhe spanjolle), kështu që ai nuk do të mund të largohet nga vendi, sipas medias spanjolle Marca .

Avokati i Alves ka apeluar dënimin e Gjykatës së Barcelonës dhe ka kërkuar lirimin e të dënuarit nga burgu në pritje të një dënimi përfundimtar dhe kjo është miratuar nga Gjykata e Barcelonës.

Gjykata e Barcelonës ka vlerësuar se nuk ka rrezik që ish-futbollisti të largohet nga vendi. Megjithatë, gjykata e ndalon brazilianin të largohet nga territori dhe e detyron të paraqitet në Gjykatën e Qarkut të Barcelonës një herë në javë.

Përveç kësaj, Gjykata e Barcelonës ndalon afrimin e viktimës së sulmit seksual brenda 1000 metrave nga ajo, nga vendi i saj i punës ose nga vendet që frekuenton.

Ndalohet gjithashtu kontakti me të me çdo mjet derisa të ketë një vendim përfundimtar.