I dënuar në Itali me 9 vite burg për trafikim narkotikësh, arrestohet 49-vjeçari (Emri)

Pas kontrolleve intensive në kuadër të parandalimit dhe evidentimit të paligjshmërisë, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe ka proceduar penalisht 1 tjetër.

Është vënë në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim të bimëve narkotike.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi, me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit Agim Hasanbelli, 49 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, sepse Gjykata e Torinos, Itali, në vitin 2017, e ka dënuar me 9 vite burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasen F. Z. dhe proceduan penalisht shtetasen H. C., të dyja banuese në fshatin Larushk, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth dhe në oborr, iu gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuar si cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur, në masën 0.72 mg/l dhe E. D., 30 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” në gjendje të dehur, në masën 0.64 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.