Ish-presidenti i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Zoran Andjelkoviq është deleguar nga ekzekutivi i Beogradit të merret me demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, vija kufitare duhet të caktohet përreth lumit Ibër në Mitrovicë dhe jo në ndonjë vend tjetër.
“Unë mendoj se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje e drejtë për demarkacionin të cilin po insiston dhe përkrahet nga presidenti, Aleksandër Vuçiq”, ka deklaruar Andelkoviq për “Tv Prva”, transmeton Indeksonline
Shefi i ekipit për vijën kufitare deklaroi se do të ishte e palogjikshme të kufiri të kalonte përmes majës së Kopaonikut.
“Është logjike që veriu i Kosovës të jetë pjesë përbërese e Serbisë”, ka deklaruar ai./Pacensure