I dashuri i kërkon 70 mijë euro ose do t’ia dërgoj familjarëve fotografitë intime

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se i dashuri i saj ka kërkuar që t’ia jap 70.000 euro para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot (intime) familjarëve të saj.

Rasti ka ndodhur në komunën e Lipjanit. I dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.