I dashuri i Encës feston ditëlindjen, këngëtarja me urim të veçantë


Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, po vazhdon ta shijojë lidhjen e saj me masazherin afrikan Mickey Neblett.

Mickey feston sot ditëlindjen. Padyshim dhe me këtë rast ka pranuar një urim të veçantë nga e dashura e tij në rrjetet sociale.

Enca, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në Instagram, ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një ‘selfie’ me të dashurin e saj, teksa i bënte një urim të përzemërt për ditëlindje.

“Urime ditëlindjen dalosh”, shkroi Enca në mbishkrimi ne fotografisë, ndërsa e shoqëroi atë me emojin e një kurore të mbretit dhe të një zemre.