“I dashur vëlla”, i tha Xhaferi Konjufcës dhe i premton: Ju duam në NATO, jemi të gatshëm të ndajmë përvojat

Duke shprehur dashurinë e vëllezërve të një gjaku, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e nisi fjalimin e tij në paraqitjen para mediave me kryetarin e Kosovës, Glauk Konjufca.

Xhaferi i premtoi Konjufcës se Maqedonisë e Veriut do të ndajë të gjithë përvojën e saj në rrugëtimin euro-atlantik, duke dhënë kështu mbështetje që edhe Kosova të hapërojë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.

“Ne(Maqedonia e Veriut), siç e dini, tanimë jemi anëtare e plotfuqishme e aleancës së NATO-s dhe i mbështesim aspiratat euroatlantike të Republikës së Kosovës, duke qenë në dispozicion të ndajmë me ju njohuritë dhe përvojat e fituara si për këtë Aleancë, ashtu edhe për Bashkimin Evropian”, tha Xhaferi, transmeton TV21.