I dalin 1500 euro gabimisht në llogari, përfituesi refuzon t’i kthej paratë

Policia njofton se është arrestuar një person ne Pejë pasi kishte tërhequr 1500 euro nga llogaria e tij, të cilat mjete i kishin ardhur nga një kompani sigurimi, shkruan Gazeta Infokus.
I dyshuari në raportin e Policisë thotë se nuk e kishte ditur prejardhjen e këtyre parave dhe se i njëjti kishte refuzuar të kthente shumën e të hollave.

“Sipas deklarimit, i dyshuari nuk e kishte ditur prejardhjen e tyre ndërsa kompania më datë 23.10.2021 kishte kërkuar nga i dyshuari kthimin e mjeteve-të hollave me pretendimin se ishin lëshuar gabimisht. I dyshuari kishte refuzuar të kthente shumën e të hollave. Kështu, dyshohet se ka kryer veprën tjetër penale duke deklaruar rrejshëm se zyrtarët e kompanisë e kishin kanosur”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.