Me datë 23.02.2024 SPB Shkup deri te PTHP ka paraqitur kallëzim penal kundër A.K. (36) nga Shkupi për vrasje në tentativë. Me datë 22.02.2024 rreth orës 14:20 në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i policisë intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.K.(36) nga Shkupi, duke vepruar pas raportimit paraprak se rreth orës 14:00 në një objekt hotelerie në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup ka qëlluar me armë zjarri E.S. dhe i ka lënduar këmbën. Kundër A.K. është parashtruar kallëzim penal në PTHP të Shkupit dhe gjykatësi nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ballina Lajmi i Dites I caktohet paraburgim 36-vjeçarit nga Shkupi, i cili kishte gjuajtur me armë...