I caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve gjyqtarit Nake Georgiev

Mësohet se gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh gjyqtarit të Gjykatës Supreme Nake Georgiev. Ai dyshohet për kërkim ryshfeti dhe mito, për të cilin policia tha se e kapi me 10 mijë euro në vend, më pas e arrestoi.

Sipas gjykatës, dyshimet e prokurorit se ai mund të arratisej, të fshehte provat apo të përsëriste krimin janë të justifikuara.