I burgosuri në Idrizovë ndërron jetë në spital

Në orën 02:30 pas mesnate në SPB Shkup është raportuar se i dënuari I.A (65) nga Tetova ka ndërruar jetë në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Ai ishte duke vuajtur dënimin me burg në Burgun e Idrizovë dhe paraprakisht në spital ishte sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas udhëzimit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.