I bu*rgosuri nga Shkupi realizoi planin për vj*edhje gjatë vikendit të lirë

MPB njofton se është zbardhur një rast i vj*edhjes në Shkup. Policia njofton se tentativa për vj*edhje në gjatë muajit maj është bërë nga një i bu*rgosur, i cili veprën e kishte kryer pasi kishte shfrytëzuar të drejtën për fundjavë të lirë.

“Njësiti i Punëve të Brendshme-Departamenti për Çështje Penale në Kisella Vodë zbardhur veprën penale “vj*edhje e rëndë” në tentativë në banesë në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup, pronësi e J.D. nga Shkupi, e bërë më 15.05.2022. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe pas ekspertizës, me datë 14.09.2022 është konstatuar se kryesi i veprës është N.D.(35) nga Shkupi, i cili është duke vuajtur dënimin me burgim në Bu*rgun e Idrizovës, i cili veprën penale e ka kryer gjatë fundjavës së lirë. Me të në burg është zhvilluar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet një raport përkatës”, thonë nga MPB.