Një video e re tronditëse e rrënojave të një pallati në Siri.
Një djalë i ri filmon skenën ku është bllokuar, ndërsa pallati ku jeton është shembur.
I riu bën me dije në një video se ka postuar në rrjetet sociale se në çfarë situate ndodhet, ndërsa tipikisht përmend se nuk është i sigurt që mund të nxirret i gjallë.
“Nuk e di nëse do të jetoj apo do të vdes. Nuk di si ta përshkruaj këtë ndjenjë të dikujt që po kalon këtë nën rrënoja . Siç mund ta shihni unë jam nën rrënoja. Janë më shumë se katër familje dhe fqinjët tanë. Nuk di si ta përshkruaj”, tha i riu.
Në fakt, teksa ai është duke filmuar , pranë tij dëgjohen zëra të tjerë, ndoshta nga pjesëtarë të tjerë të familjes ose nga një banesë fqinje.