I biri feston ditëlindjen, Adelina Tahiri i bën dedikimin e veçantë


Djali i Adelina Tahirit, Joni, feston sot 3-vjetorin e lindjes. Këngëtarja ka ndarë disa imazhe të të voglit në Instagram dhe i ka dedikuar atij fjalët më të ëmbla.

Falenderoj Zotin çdo ditë që të kam! Më bëre të kuptoj se sa e bukur qenka jeta të duash dikë më shumë se veten! Edhe 100! Të do mami dhe tate pa fund! Buzëqeshje që më jep jetë! Ti je gjithçka që kam!”, shkruan Adelina në postimin e saj.

Gjatë mbrëmjes ajo ka festuar ditëlindjen e vogëlushit me bashkëshortin dhe familjarë të tjerë në një lokal. Të gjithë ata shfaqen duke kënduar këngën e ditëlindjes për Jonin, ndërsa ai duket shumë i lumtur.
Para disa javësh Tahiri zbuloi se ndodhej m pushime në Greqi, por pa djalin e saj. Ajo tregoi se ka mbi 2 muaj që pushon në Greqi dhe se udhëton në vende të ndryshme me bashkëshortin.

“Mirëpo dikush nga ndjekësit e kritikoi për faktin se si mund të qëndrojë pa djalin e saj 2 muaj me radhë. Kështu Tahiri u detyrua të jepte shpjegime për të gjithë.

“Djali është në Greqi me mua! Po, ne kemi shtëpi këtu dhe vendosemi për 3 muaj! Ndërkohë lëvizim në destinacione të ndryshme me burrin. Joni ka rregullin e vet! Dhe mendoj që kur bëj pushime të shkurtra si psh ky tani 4-5 ditë nuk i bëj mirë! Sepse është akoma bebe dhe i shkatërroj qetësinë!”, shpjegoi Tahiri.