I ati i ngul thikën vajzës në Libohovë. Djali në Durrës i drejton armën babait


Pas aksidenteve rrugore, dhuna në familje është bërë një nga problemet më të mëdha në Shqipëri, me raste të shpeshta që kanë përfunduar edhe në tragjedi. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Libohovë, me policinë që njofton se babai ka sulmuar me thikë të bijën.

Policia ka arrestuar kryefamiljarin Piro Bane, 68 vjeç.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka goditur me mjet prerës vajzën e tij 30-vjeçare”, sqaron policia.

Ndërkohë një ngjarje me kontekst të ngjashëm ka ndodhur edhe në Durrës, ku policia ka arrestuar 39-vjeçarin Fatbardh Muçka, pasi ka kanosur më armë zjarri automatik babain e tij, shtetasin S.M. 71 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit tip automatik, model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Dhunë në familje”dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 130/a/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.