I asistoi në lindje para 25 viteve kur lindi ajo: Ishte prezent mjeku i njëjtë në lindjen e fëmijës së saj

Dr. Bryan Cox ka asistuar në lindjen e më shumë se 5,000 bebe në 33 vitet e fundit – por njëra prej historive është jashtëzakonisht e veçantë. Më 23 Mars 1995, Cox asistoi në lindjen e Lauren Cortez në Spitalin Metodist në San Antonio, Teksas. Tani 25 vjet më vonë, Cox asistoi në lindjen e foshnjës së Cortez Logan James i lindur më 26 korrik 2020 shkruan CNN.

Cox sapo kishte përfunduar shkollën mjekësore kur takoi nënën e Cortezit, Isabel Luna, një pa*ciente që tani e konsideron si familjare. Në ditën e lindjes, Luna dhe Cox bënë një foto me fëmijën Cortez. Dekada më vonë, nëna e re ka rikrijuar foto gati identike me Cox përveç kësaj here me djalin e saj të vogël. Cortez pastaj ndau fotot në Twitter në një postim i cili fitoi më shumë se 700.000 pëlqime.