I arr*estuari për 113 kg dr*ogë, këshilltar politik i ministrit të Drejtësisë

I arrestuari nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë dr*ogë, Enis Qerka, është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi. Vendimin për emërimin e tij Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë publik sikurse për këshilltarët e tjerë të ministrit.

Kabineti i ministrit Selimi e ka pranuar se “Enis Qerka është emëruar si këshilltar i jashtëm në Ministri të Drejtësisë” dhe se “vendimi është nënshkruar dhe ka shkuar në administratë si çdo vendim tjetër”. Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arr*estua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kon*trabandimin e 113 kilogramëve nar*kotikë të llojit he*roinë, në dhjetor 2018.

Gjykata ia pati caktuar Qerkës një muaj ditë parab*urgim, por ai dhe dy të dys8huar të tjerë, vëllai i tij, Selim Qerka, dhe Gent Selaci, qenë liruar nga parab*urgimi pas një jave, me urdhrin për t’u paraqitur në stacion të policisë. Gazeta ka pyetur ministrin e Drejtësisë, Selimi, se si e ka angazhuar për këshilltar një person të arrestuar me dys*himin për kontr*abandim të 113 kilogramëve dr*ogë, dhe në përgjigjet e dërguara nga kabineti i tij është thënë se “vendimi për z. Qerka si këshilltar i jashtëm është marrë pasi që ndaj tij kanë pushuar hetimet”.

Enis e Selim Qerka dhe Gent Selaci janë të vetmit që nuk janë përfshirë në akta*kuzën kundër grupit të personave të arr*estuar, që u zunë me 113 kilogramë dr*ogë. Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ishte caktuar të mbahej seanca gjyqësore kundër Xhemail Shalës, Sadik Shalës, Iskender Sale, Alban Gashit dhe Labinot Zenelajt.
Siç është njoftuar, seanca është shtyrë “për t’iu dhënë kohë të aku*zuarve që të mendojnë për pranim të fajësisë”. Në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë janë publikuar vendimet për emërime të 11 këshilltarëve politikë: Trim Musliu, Emrush Kastrati, Jeton Maqedonci, Kushtrim Loshaj, Rineta Obertinca, Liridon Hereqi, Xhavid Loshaj, Naim Ramizi, Nimon Bricori dhe Diana Rugova, (shefe e kabinetit dhe këshilltare e lartë politike). Vendimet për disa nga këshilltarët janë marrë në muajin qershor 2020, ndërsa për disa të tjerë në fund të korrikut 2020.