I arr*estuan të birin në pro*testë, nëna rrëfen makthin: 5 ditë në dyert e komisariateve

Leontina Nika
Me lot në sy Uljanova Xhavo rrëfen Makthi 5 ditor në pritje të një lajmi për të birin.
“Nuk kam fjalë. Kam pritur çdo minutë, nuk kam fjetur as natën. Thoja kur do të gdhihet të shkoj edhe një herë të marr informacion. Kam qenë duke u dridhur më ka dalë trupi jashtë kontrollit.
Mbrëmjen e së enjtes, policia sipas saj i ka arre*stuar të birin 18-vjeçar së bashku me dy shokët e tij , padrejtësisht, në dalje të qendrës tregtare, pranë parlamentit. Ajo pretendon se nuk kanë qenë pjesë e pro*testës.

“Çdo gjë është e filmuar, ka kamera. I kanë kap aty. Nuk ka qenë fare. Nëse do të ishte do ta pranoja, ka të drejtë edhe ai të pr*otestojë për diçka që e quan të padrejtë.”
Mungesa e informacionit, nga ana e policisë, ka bërë që kjo nëna së bashku me të bijën të shkonin sa në një rajon në tjetrin, brenda Tiranës, e më pas në Durrës , për të mësuar se ku ndodhet i biri.
“I kam marrë të gjitha rajonet me radhë. 112 më vinte vetëm muzikë. I kam bredhur të gjitha rajonet duke parë emrin në listë. Thashë, tani, ose në spital ose në rajon diku do ta gjej. E gjeta tek rajoni numër gjashtë…”

Me ankth pret takimin me të pas dyerve të gjykatës. Por, ajo është e bindur të kërkoi drejtësi për të birin, dhu*na psikologjike e shkaktuar këto ditë sipas saj nuk ka çmim.