I akuzuari për vrasjen e Selës, Toshta: Jetën e kisha dhënë për Selën!


Aleksandër Janevski Toshta, i akuzuar per tentim vrasje ndaj Zijadin Seles në ngjarjet e 27 prillit, pretendon se qëllimi i tij i vetëm ishte ta mbrojë Selën duke tentuar ta terheqë nga turma e rrezikshme. Ai tha se nuk kishte ndonjë qëllim kur hyri në Kuvend. Ka deklaruar se hyri duke ndjekur turmën dhe tha se nuk e dinte që situata do të ëprkeqësohej. Ai me tej tha se gjatë goditjeve të para kishte ndihmuar Selën të ngrihet, por pasi e kishin shtyrë dy persona me maska, ai thotë se humbi paraspeshën kurse Selën e ka marrë turma, përcjell Fakte.

Nuk kam pasur ndonje qëllim, nuk e kam pritur që do vijë puna deri aty. Nëse do të kishte nevojë jetën time do e jepja dhe do ta shpetoja Selen. Unë ashtu njeriu jam ,nuk mund të lejoj të vdesë tjetri. Disa persona me maska na u afruan. Ata kishin shenjën e policisë dhe më shtynë mua. U thashë “A e kërkoni Selen, ja ku është Sela”. Pas kësaj e nxorra Selën nga turma sepse ishte në rrezik, vazhdimisht e godisnin. Më humbi përsëri. Kur e gjeta herën tjetër ishte i rrethuar nga një grup prej 15-20 personave që e godisnin. Sasho Senkov e kishte kapur për rripit të pantallonave duke e zvarritur. E njoha Selën nga flokët. Rrugës e takova Stojan Pavlevskin. Ai me ofroi ndihmë. Më vonë pamë edhe Kire dhe Ceo Georgievskin të cilët poashtu na ndihmuan. Ata që me të vërtetë e kanë goditur Selën nuk janë në sallë. Nuk e di përse më mbajnë në burg për 8 muaj – deklaroi Aleksandër Janevski Toshta, i akuzuar për tentim vrasje të Selës.

Ai tha se kishte qëndruar me Selën deri në momentin kur ishin takuar me sigurimin e atëhershëm të Kuvendit Abdulfetah Alimi i cili u kishte thënë se do ta nxjerrë Selen të sigurt prandaj ia kanë dorëzuar. Toshta tha se ai në fillim kishte qenë në galerinë e gazetarëve por deputeti I VMRO-së Vllatko Gjorçev e kishte thirrur në ndihmë të deputetëve.

Pas Toshtës u mor në pyetje i akuzuari tjetër Oliver Oshavkovski i cili tha se kishte hyrë në Kuvend dhe kishte incizuar me telefonin e tij.

Në dalje pash që po bartnin një person. Pas kësaj dola jasht dhe pas disa muinutash jasht Kuvendit u largova për në shtëpi – tha  Oliver Oshavkovski, i akuzuar për tentim vrasje të Selës.

Nga ana e Prokurorisë thanë se i akuzuari po jep deklaratë kontradiktore. Më herët kishte thënë gjera të tjera gjatë deklarates së tij në Prokurori dhe kishte njohur disa nga të akuzuarit të cilët tani thotë që nuk i njeh dhe nuk i ka parë. Prandaj, u kerkua që të lexohet edhe deklarata e mëparshme. I akuzuari pretendon se nuk kujtohet saktë sepse në periudhën kur e ka dhënë deklaratën e parë, ka qenë I keqtrajtuar dhe i kërcënuar paraprakisht në burg. Për tentim vrasje ndaj Selës akuzohen gjithsej 10 persona.