I afërmi humbi jetën nga Covid-19, Familjari: Hapa arkivolin, ja se me çfarë e kishin mbështjellë! (VIDEO)

Një qytetar, i cili ka preferuar që të ruhet anonimati, në një intervistë për Fax News ka zbuluar detaje tronditëse për të afërmin e tij i cili ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Qytetari ka deklaruar se kufomës as nuk i bëhen shërbimet e duhura funerale, të cilat mbulohen nga shteti, duke shtuar edhe një detaj tronditës që kufoma mbështillet me një plasmas të hollë.

Ai tha se ka hapur arkivolin pasi donte të shikonte nëse ishte i afërmi i tij, dhe tha se e kishin mbështjellë vetëm me një qesë plasmasi. Po ashtu ai deklaroi se edhe varri nuk ka pllaka anësore dhe ka rrëshqitur tërësisht.

“Nuk na lejuan që të shikonim kufomën në morg. Dhe unë vendosa që të hap arkivolin dhe të shoh të afërmen time. Pasi e hapa e kishin mbështjellë vetëm me një qese plasmasi. Madje varreve të personave që ndërrojnë jetë nga Covid-19, nuk u vendoset as anësore. As pllaka varri nuk u kanë vendosur. Nuk i bëjnë as shërbimet më minimale kufomës. Në shumicën e rasteve çertefikatat e personave që vdesin të personave më Covid-19 nuk i shënojnë arsyet se pse vdiq, po e shkruajnë vdiq nga zemra.”- tha qytetari.

Po ashtu ai tha se nuk e ka prek njeri me dorë arkivoklin deri në momentin që e futëm brenda në varr, ndërkohë që shtoi se atij nuk kanë bërë asnjë tampon, megjithëse familjari i vdiq nga Covid-19. “Morëm pjesë në varrim vetëm familjarët e ngushtë, dhe nuk e ka prek njeri me dorë arkivoklin deri në momentin që e futëm brenda në varr. Nuk na kanë bërë asnjë tampon, ne si familjarë, në atë kohë nuk kishte as privat”-tha qytetari.