Hysni Gucati ka arritur në Kosovë, nesër organizohet pritje madhështore në Skenderaj

Sipas burimeve të Gazeta10 tashmë ish ushtari i UÇK-së Hysni Gucati ka arritur në Kosovë.

Ardhja e tij ishte paralajmëruar për nesër dhe për këtë dega e OVL-UÇK në Skenderaj ka organizuar pritje në sheshin e qytetit për të nderuar ish ushtarin e Lirisë, Hysni Gucati, pas lirimit të tij nga burgu i Hagës.

Lajmin për një organizim të tillë e ka dhënë, kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Skenderaj, Emin Lati.

Sipas tij gjatë së mërkurës do të ketë fjalime në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj e më pas homazhe e nderime në Prekaz si dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.