Hyseni: Shqiptar voto për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, e jo për kryeministër Zaevin apo edhe Mickovskin

Islam Hyseni
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 15 Korrik 2020.

Zgjedhjet do të jenë ngjarje me rëndësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për demokracinë në përgjithësi por edhe për shqiptarët në veçanti, sepse shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin për herë të parë, jo vetëm të votojnë më të mirët, sepse kjo është platforma politike e kombëtare e BDI-së, por edhe te votojnë për herë të parë për Kryeministrin e parë shqiptar.

Garë e fortë zgjedhore bëhet çdoherë kur mbahen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pasi aty gjithnjë e më shumë po shkon duke u rritur e duke u vetedijësuar votuesi,mveçanërisht votuesi i popullit shqiptar, i cili duke qene i pushtuar e i nëpërkëmbur në të kaluarën, kurrë nuk pati mundësi, as rast e as fat, të hidhëte votë për Kryeministrin e vet, për përfaqesuesin e tij besnik, që e përfaqëson kurdo e kudo, por edhe ai perfaqësues kurrë nuk ia kthen krahët dhe kurrë nuk e braktisë, por e udhëheqë dhe i prinë ne suksese e fitore të reja.

Garat zgjedhore në Maqedonine e Veriut, gjithmonë ishin të forta, por speciale këto zgjedhje i bën fakti se mbahen me maska të pandemisë e coronavirusit, e cila paralizoi tërë jetën në të gjithë botën dhe ndali akrepat e orës së njerëzimit.

Në çdo garë zgjedhore lufta bëhet vetëm për fitore, por në këtë garë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, synim dhe tendence është të ketë krahas fituesit edhe humbës, dhe ky humbës, punohet shumë, dhe angazhimi është që të jetë BDI-ja e lideri i saj Ali Ahmeti, dhe Kryeministri i parë shqiptar te mos kalojë.

Pra janë grumbulluar maqedonët, të vjetërit e helmuar dhe të rinjtë që helmohen nga të vjetrit, burrat dhe grat të infektuara nga ide ruso-serbe, por edhe me ide antiamerikane e anti NATO, kanë një dëshirë dhe kanë një qëllim, të mos lejojnë të fitojë një njeri për Kryeministër të parë shqiptar dhe të mos fitojë një parti shqiptare, dhe ky njeri e kjo parti është Ali Ahmeti dhe BDI!

Por a është e mundur të mos fitojë, atë që do të propozojë ky njeri e kjo parti, kur dëshira dhe vullneti i popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është të ia japë votën asaj partie e atij njeriu, që shqiptarin e bëri zot shtëpie, si asnjeherë deri më sot,në vatrën e tij të gjyshërve e stërgjyshërve.

Përballë konceptit nihilist maqedon që të fitohet duke mos humbur e duke mos dhënë asgjë, është koncepti politik për Kryeministër të parë shqiptar, që paralajmëron se nuk mund të ketë fitore shqiptare pa votë shqiptare.

Këtë platformë politike e këtë koncept e përfaqëson klani e blloku politik maqedon i perfaqesuar nga Zaev e Mickovski!

Falltorët dhe parashikuesit e zinjë, gjinekologët e aborteve politike antishqiptare dhe kirurget e sallave kunjane operuar dhe janë mbutur e vrarë aspiratat shqiptare, qysh tash mundohen ta dijnë se humbësi duhet të dihet akoma para se të fillojnë të hapen kutitë e votimit në zgjedhjet e 15 Korrikut, zgërdhihen si hijena dhe fërkojnë duart dhe mbajne gati arkat dhe kazanët për të mbushur me të gjithë prenë që sjell pushteti i fituar edhe me votën e vjedhur, me votën e manipuluar dhe me votën e mashtruar, me votën shqiptare, që padyshim se nuk është e hijshme dhe as e dobishme, por regresive dhe e destinuar të dështojë.

Në Maqedoninë e Veriut të pas UÇK-së Kombëtare,
në Maqedoninë e Veriut ku valon i lirë e i mbrojtur me ligj flamuri kombëtar shqiptar,
në Maqedoninë e Veriut ku janë 3 universitete shqiptare shteterore,
në Maqedoninë e Veriut ku gjuha e shkruar shqipe e lindur në Manastir është zyrtare, moderne,
në Maqedonië e Veriut në aleate të përhershme me SHBA, BE dhe NATO.

Në këtë Maqedoni të Veriut, që nuk është më si ajo Maqedonia e ish-jugosllavisë titiste, nuk duhet të lejohet të rikthehet diskriminimi politik i shqiptarëve nga klasa politike maqedone me apetite të vjetera.

Ka perënduar përgjithmonë Maqedonia e kohës se Mojsovit, Kolishevskit, Gligorovit.

Vota e qytetarit shqiptar nuk do të shërbejë për monedhë kusuritjeje për kurset, politikat dhe praktikat shkombëtarizuese e denigruese për popullin shqiptar, por vota shqiptare do të shkojë për Kryeminstrin e pare shqiptar.

Zaevi i LSDM-së komunisto-titiste dhe Mickovski i VMRO-DPMNE-së, duhet ta dijnë,se nëse pas vete kanë disa shqipfolës, ata nuk e përfaqesojnë popullin shqiptar, të cilët në eskadronet e tyre zgjedhore edhe mund të jenë të shoqëruar nga kandidatët e tyre për deputet dhe të kërkojnë votën e qytetarëve shqiptar në tërë Maqedoninë e Veriut.

Shqiptaret nuk duhet ta votojnë LSDM-në as VMRO-DPMNE-në, por votën e tyre pa as më të voglin dyshim duhet të ia japin fitimtares dhe realizueses së idealeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, vazhdueses së drejtperdrejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, partisë politike heroike BDI-së, themeluesit të sajë e Udhëheqësit historik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të madhit Ali Ahmeti dhe kandidatit për Kryeministër të parë shqiptar.

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, çdo qytetarë i saj shqiptarë me të drejtë vote, është normale ta ndajnë mendjen e të mendojnë ndryshe për politikën dhe menaxhimin e sajë, por kur është koha për të votuar, gjithashtu është morale dhe është e domosdoshme, se shqiptarët duhet të marrin vendim, që kur është në pyetje vota, të mos e shpenzojnë atë kot e për hatër, të mos e ndajnë e ta dërgojnë në derë, në kuti, në shtëpi të hasmit, te ish-pushtuesit që na kanë vranë e na prerë të parët e tyre, të atijë, që të parët e tij dikur na e ka pirë gjakun e na e ka hëngër djersën.

Populli shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, nuk duhet të ketë dilema se kë duhet ta votojë!
Koha e mashtrimeve boshe ka përfunduar!
Tash është koha për votë për Kryeministrin e parë shqiptar, për Kryeministrin e parë shqiptar që do të jetë atdhetar e kombëtar.

Vota shqiptare nuk duhet të jetë votë hajgare e nuk duhet të jetë votë tallje, por votë kombëtare e serioze për Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Vota shqiptare nuk duhet të jetë, aspirinë, sulidamor, paracetamol e infuzion për partitë politike maqedone LSDM E VMRO-DOMNE, por votë atdhetare e popullore shqiptare për Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Vota shqiptare duhet të peshojë shumë dhe ajo peshon shumë, sepse nga vota unanime shqiptare varet Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Vota shqiptare duhet te jetë për Kryeministrin e parë shqiptar, pra votë për shqiptarët, vota maqedone për maqedonët dhe të gjitha bashkë për Maqedoninë e Veriut, për Maqedoninë euroatlantike e bashkëkohore.

Vota shqiptare nuk duhet të shkojë në grumbullin e votave maqedone, në kutitë maqedone, në thasët maqedon, në kontojnerët maqedon, qoftë edhe nëse është për ndonjë kandidat shqiptarë, por sot është koha që me 15 Korrik 2020, vota shqiptare duhet të shkojë për të parin shqiptar Kryeministër.

I dashur dhe shumë i nderuar pjestarë i popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Me çfarë dashurie e me çfarë respekti për popullin shqiptar, për Atdheun e për Kombin tënd, në ditën e zgjedhjeve më 15 Korrik 2020, do e anashkalosh kandidatin për Kryministër shqiptar dhe shkon dhe voton për LSDM e VMRO-në.

Shqiptar para se të hedhësh votën, vëja gishtin kokës, thirri mendjes, mbyll sytë për një çast, kujto të kaluarën, ku kemi qenë dhe ku kemi arrirë:
Mos voto për maqedon, se nuk ka kuptim atëherë, pse për kështu kemi lindur shqiptarë, me votu maqedon a?
A për kështu kemi kënduar shqip a?
A per keshtu kemi jetuar e punuar për femijët e për familjet tona a?
A për me votu për maqedonët në LSDM e në VMRO, na ka lindur nëna shqiptare a?
Jo mor jo, kur ka mundësi shqip dhe me progresivitet euroatllantik, duhet vetëm shqip e te shqiptari me votu.

Voto për shqiptarin në partinë politike shqiptare, pa koalicion me maqedonët!
Votoje shqiptarin që e përfaqëson shqiptarinë e shqiptarizmën kudo,
votoje shqiptarin që kudo e me këdo, kur e dëgjojnë të gjithë e kur nuk e dëgjojnë, këndon nën hundë e këndon shqip!

Votoje shqiptarin që jeton në trojet e veta shqiptare, dhe që mbron aspiratat nacionale shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe që ka dinjitet e madhështi përsonale e kombëtare!

Votoje shqiptarin që është kandidat për Kryeministër të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ketë e kërkon koha e re.

Vota per kandidatin politik shqiptar, vota për Kryeministrin e parë shqiptar, vota për partinë politike shqiptare, që i ka vu fre dhunës e terrorit politiko-ushtarak të shtetit e të ushtrisë antishqiptare të IRJM-së, është jo vetem ëndërr dhe dëshirë e të parëve tanë dhe varreve te tyre, por është dëshirë dhe kërkesë e neve pasardhësve të tyre.

Të dashur shqiptar dhe shqiptare,
Është turp dhe kunder ëndrrave të të parëve tanë shqiptarë, nëse votën tënde ia jep kandidatit politik maqedon, i cili qe në djep është përkundur maqedonisht, të cili që në djep i është kënduar kënga nga nëna e tij maqedone maqedonisht, ti shqiptar, atëhere pyete veten se çka je, por shqiptar i keq padiskutim se je, sepse po pate gjak shqiptari, votën tënde jepe për Kryeministrin e parë shqiptar!

Qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duhet të votoni për Kryeministrin e parë shqiptar dhe në asnji moment të mos ju shkojë mendja, e të votoni LSDM e VMRO-DPMNE, sepse këto nuk janë parti politike shqiptare, kaq!

LSDM e Kandidati i saj për Kryeministër Zoran Zaev, nuk është shqiptar, atëherë nuk duhet të votohet nga votuesi shqiptar.
VMRO-DPMNE e kandidati i saj për Kryeministër Hristijan Mickovski nuk është shqiptar, atëherë nuk duhet të votohet nga votuesi shqiptar.
BDI është me kandidat te parë për Kryeministër shqiptar, dhe lumi i votava shqiptare duhet të rrjedhë në oqeanin e BDI.

Këto parti janë parti politike maqedone, por nuk janë parti politike shqiptare dhe përderisa kemi parti politike shqiptare e kandidat për Kryeminstër të parë, pse duhet të votojmë për maqedonët e t’i fuqizojmë këta, të cilët në mbrojtje të interesave puro maqedone do të jenë antishqiptar!

Nëse e bëjmë këtë dhe ia japim votën për Kryeministër Zaevit apo Mickovskit dhe kandidatit shqiptar per Kryeminister të pare, atëherë kjo është poshtërsi, kjo është idiotizëm, kjo është budallaki, kjo është katastrofë, kjo është magjupllak!

Vota shqiptare për maqedonët, nuk është menquri, nukmështë votë për fëmijë e për nipa e mbes shqiptare, kur janë zgjedhjet e partive politike dhe dhe kandidatët shqiptar e maqedon, dhe kur mundesh me ia dhënë shqiptarit votëne nuk janjep, atëherë është turp, dhe rrugën e turpit duhet ndërprerë, duhet stopuar, duhet penguar, duhet denuar dhe duhet ndaluar!

VOTA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT,
SHQIPTARËT DUHET TA VOTOJNË PARTINE E ALI AHMETIT BDI-NË,
VOTA PER KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR E JO PËR LSDM-NË, E GLIGOROVIT E ZAVIT, JO PËR VMRO-NË E GRUEVSKIT E MICKOVSKIT, APO EDHE NDONJË PARTI TJETËR.

Votë vetem për Kryeministrin e parë shqiptar.

Tetovë, 5 Korrik 2020!