Hyseni: Nuk duhet që votat e shqiptarëve të shkojnë në partitë maqedonase

Analisti politik Blerim Hyseni sonte në emisionin “Enter” në televisionin Shenja mes tjerash ka thënë se është mirë që të ketë garë në mes partive politike shqiptare, mirëpo jo deri në atë nivel që votat e shqiptarëve të shkojnë në partitë politike maqedonase.

“Ajo që më dhemb më së shumti mua është që votat e shqiptarëve që po shkojnë në subjektet e partive politike maqedonase. Këtë e kam përsëritur. Nuk jam unë ai që garoj për të marrë. Nuk jam unë ai që kam subjekt politik dhe kam ndonjë ndikim të madh, por është e dhimbshme derisa partitë politike shqiptare bëjnë garë mes veti, është mirë që të kemi garë, mirëpo jo deri në nivelin që votat e shqiptarëve të shkojnë në subjektet tjera politike në veçanti të maqedonëve”, ka deklaruar Hyseni.