Hyseini: “Rrahja e një gazetari nuk është rrahje e një individi, por rrahje e mendimit të lirë dhe dëshmon nivelin e një shoqërie”

Blerim Hyseini:

Rrahja e një gazetari nuk është rrahje e një individi, por rrahje e mendimit të lirë dhe dëshmon nivelin e një shoqërie. Ju që keni rrjete sociale shprehni mendimin, opinionin, qëndrimin tuaj, shfrenohuni sa të doni në profilet tuaja, por mos tentoni këtë të drejt t’ia mohoni ndokujt sepse s’keni të drejt madje s’keni as guximin për të shprehur një mendim! Keni gjetur mundësinë e rrjeteve sociale, duke pi çaj rusi, dhe duke ofendu, sha e etiketu me fjalët me të ndyta të fjalorit! Këtë e bëni sepse jeni struca asgjë më shumë. Në një gjë jam i bindur se një gazetar s’mund ta ndalni asnjëherë, qoftë edhe duke e sulmuar siç paska ndodh sonte me kolegun Valon Syla, përkundrazi ky mund të jetë një shtysë plus për të dhe gazetarë të tjerë! Shumë herë sjam pajtu me të, ashtu siç shumë të tjerë s’pajtohen me mua, por kjo nuk i jep të drejtë askujt të ia (më) mohojë drejtën e shprehjes së mendimit të lirë! Mos e gjuani gurin me duar të fshehur sepse kështu dëshmoni se të mjerë keni qenë, jeni e do të jeni përgjithmonë!