Hysaj në telashe, Lacio e nxjerr jashtë listës dhe përfundon në tribunë gjithë sezonin

Mbrojtësi kuqezi, sipas asaj që raporton media italiane, është lënë jashtë listës së futbollistëve me të cilët Lacio do të garojë në Serinë A.
Rrjedhimisht futbollisti shqiptar do të përfundojë në tribunë, edhe pse do të stërvitet dhe do të paguhet nga klubi roman. Mbrojtësi 30-vjeçar, me një pagë prej 2.8 milionë euro neto, është pjesë e skuadrës së Lacios që nga viti 2020 dhe ka luajtur 82 ndeshje me fanellën bardhekaltër duke shënuar 2 gola.

Klubi kërkoi që ta sistemonte Hysajn në ndonjë skuadër tjetër, por mbrojtësi i refuzoi opsionet duke këmbëngulur për t’i luajtur shanset me rivalët në pozicionin e tij. Me sa duket kjo nuk u pëlqeu drejtuesve dhe vendosën të marrin këtë vendim drastik.