Hyrjet e reja nuk kanë të ndalur, këta janë konkurrentët që iu bashkuan “Për’puthen”

Sonte iu bashkëngjiten edhe dy djem emisionit me të shikuar “Për’puthen”.
I pari ishte Shkëlqim Bega, një 25 vjeçar i lindur në Krujë.
Ai nuk i la anash komplimentet për vajzat konkurrente, ku nuk harroi të tregonte një pjesë të fëmijërisë.

“Jetoj dhe punoj në Zvicër. Kam hobi motorat, makinat dhe udhëtimet. Arsyeja që kam ardhur këtu është se vizitoj shpesh babain tim se e kam pikë të dobët se atë kam. Jam bipolar në shumë gjëra. Nënën nuk e kam. Prekem se është person që sado nuk është me ne fizikisht, shpirtërisht ndihet energjie.

Kam qenë 8 vjeç kur e kam humbur nënën. Duket sikur ka ndodhur dje dhe kam shumë zili për ata që e kanë nënën e babain që t’i vlerësojnë sa janë gjallë dhe në momentin që nuk e kanë, do bëhen pishman për çdo gjë që kanë thënë, për shumë gjëra që kanë bërë gabim.”
Ndërsa konkurrenti tjetër është Ledjan Bregasi, një 27-vjeçar i cili vjen nga Italia.