Hyrja në vend, me test negativ të Covid-19 (VIDEO)

Qytetarët që hyjnë në Maqedoni nuk kanë pse të shkojnë në karantinë shtetërore, nëse kanë një dëshmi negative nga koronavirusi. Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë para hyrjes në shtet. Nëse është negativ, në vend të një karantine shtetërore, pasagjerët do të shkojnë në izolim të detyrueshëm shtëpiak.

Qeveria e RMV-së:

“Edhe të huajt do të shkojnë në vetëizolim të detyrueshëm”

“Ttesti negativ i domosdoshëm dhe respektim i protokollit”

“Izolimi i detyrueshëm shtëpiak përcaktohet edhe për të huajt, për të cilët Shtabi i Krizave vendos në raste të interesit shtetëror ose ekonomik, dhe të cilët do të paraqesin një certifikatë të përshtatshme mjekësore, me një rezultat negativ nga testi me respektim të detyrueshëm të protokolleve të Komisionit për sëmundje infektive”

Aktualisht, në karantinë shtetërore janë 1,221 persona, 997 në izolim dhe 10,193 në vetë-izolim.

MPB:

Karantinë shtetërore – 1 221

Izolim – 997

Vetizolim 10 193

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se është e mundur që kufijtë të hapen nga mesi i qershorit./ALSAT