Hyrja në Çarshinë e Vjetër të Shkupit rregullisht është e bllokuar nga vetura taksi dhe nga vetura tjera që qytetarët i parkojnë pa asnjë rregull, shkruan Fakte. Edhe pse kjo pamje bën këtë perlë të duket e përbuzur dhe neglizhuar në sy të turistëve dhe të vendorëve, ajo që shqetëson më tepër qytetarët që qarkullojnë në këtë pjesë është kaosi që krijohet gjatë tërë ditës, duke u bllokuar qarkullimi i lirë madje edhe kur jeni këmbësorë.
Deri më tani as policia dhe as autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asgjë për të vënë rend në hyrjen e Çarshisë, përkundrazi, gjatë gjithë ditës mund të vërehen si policët e komunikacionit që qëndrojnë në këtë vend, ashtu edhe autoritetet komunale dhe të qytetit që e shohin dhe nuk e përmirësojnë këtë gjendje