Hyrja e Alternativës në Qeveri, Grubi: “Të mirëseardhur nëse ia duan të mirën vendit”

Për BDI-në hyrja e Alternativës në qeveri është e pranueshme, në qoftë se ata kanë si përcaktim integrimin euro-atlantik të vendit.
“Absolutisht janë të mirëseardhur të gjithë ata që duan Maqedoni euro-atlantike me marrëdhënia të mira ndërfqinjësore dhe me marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet bashkësive në vendin tonë.”, tha Artan Grubi, zv-kryeministër.

I pyetur se a janë të gatshëm që BDI të heq dorë prej posteve që ka, Grubi tha se për ta i rëndësishëm është përcaktimi programor se sa pozicionet qeveritare.
“Vlerësoj se përcaktimet programore duhet të jetë arsyeja që të kyçen në qeveri, apo të pranojmë dikë në qeveri. Pozicionet janë për tju shërbyer qytetarëve dhe ti gjejmë njerëzit më të mirë, njerëz të përgjegjshëm që të realizojnë atë pjesë të programit për të cilin do të merremi vesh.”, tha Grubi.

Në mbledhjen e mbrëmshe Alternativa ka vendosur që të autorizoj kryetarin Afrim Gashi që të bisedojë me të gjith faktorët politik, për të gjetur zgjidhje për dalje nga ngërçi politik. Por për Alternativën e rëndësishme është që edhe parnerët e tanishëm të koalicionit të heqin dorë nga postet e tyre.
Vendimin final për hyrje apo jo të Alternativës në qeveri do ta merr kuvendi qendror i kësaj partie.