Hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, si duket do të trazojë edhe më tepër skenën politike

Nga ajo që dihet, Grupi i Zjarrit është kundër hyrjes së ASH-së, në Qeveri, ngase ata këtë veprim e shohin vetëm tentim për të amortizuar pakënaqësinë e tyre. Megjithatë Grupi i Zjarrit duket se ka nisur përpos daljeve në teren me strukturat të krijojë edhe kontakte me partinë Alternativa, të cilët, gjithashtu janë shprehur kundër hyrjes së ASH-së në Qeveri.

Një bashkëpunim i tillë mes Grupit të Zjarrit dhe Alternativës, do të ishte fatale për krahun e Artan Grubit dhe BDI-së sidomos në Çair dhe në përgjithësi në zonat 1 dhe 2 ku Alternativa, ka pjesën më të madhe të elektoratit.
Siç përflitet në opinion ky përafrim dhe bashkëpunim do të ishte një bashkim proevropian kundër korrupsionit politik.

Madje dihet se Alternativa kohë më parë ka propozuar edhe një amendament me të cilin nuk mund të vjetrohen lëndët që kanë të bëjnë me korrupsion të nivelit të lartë.