Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në plazhin e Spillesë.
Një pushues është mbytur në det, teksa kishte hyrë për t’u larë.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të rojës së plazhit dhe të pushuesve që u ofruan ta ndihmojnë burri ka ndërruar jetë.
Ende nuk dihet emri i burrit të mbytur, por raportohet se është rreth moshës 60 vjeç.
Ndërkohë bëhet me dije se mëngjesin e sotëm deti ka pasur shumë dallgë në drejtim të Spillesë