“Hyra ta shpëtoj vëllain, por nuk munda nga tymi i madh” – Ibim Emshi, humbi babain dhe vëllain në spitalin e Tetovës

Ibim Emshi nga fshati Siniçan i Tetovës, ka humbur babain Haki Emshi (55) dhe vëllain Rasim Hamshi (28) në tragjedinë që ndodhi në spitalin modular mbrëmjen e së mërkurës. Gjatë një prononcimi për media ai tregon se për disa ditë me radhë është përkujdesur për familjarët e tij në spital për shkak të, siç shprehet, mungesës së personelit mjekësor.

Ai sqaron se në momentin e shpërthimit të zjarrit është munduar të futet për ta shpëtuar vëllain, por nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të tymit të madh. Dëshminë e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.