Hyn në fuqi vendimi për ndalimin e këmbësorëve nëpër rrugë: Nga gjoba e deri tek…

Kryeministri Edi Rama e lajmëroi publikisht paraditen e sotme për ndalimin e lëvizjes edhe në këmbë nëpër qytete, është miratuar zyrtarisht në Fletoren Zyrtare.
Vendimi parashikon gjobë prej 100 mijë lekësh të vjetra për qarkullimin në rrugë dhe bllokim të automjetit për tre muaj nëse e kanë një të tillë.

Ndërkohë, gjoba për ata që grumbullohen në sheshe publike është 200 mijë lekë të vjetra si dhe bllokim të automjetit për tre muaj. I njëjti bllokim vlen edhe për ata që lëvizin me mjete dyrrotësh. Vendimi ka hyrë që mbrëmjen e sotme në fuqi.
Nga sot, pas orës 18:00 ndalohet edhe lëvizja me këmbë në gjithë Shqipërinë, Rama njofton vendimin më të ri drastik

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare:

PËR DISA SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i MinistraveVENDOSI:Neni 1Pas pikës 16, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 17, 18 dhe 19, me këtë përmbajtje: “17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e

Pas pikës 16, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 17, 18 dhe 19, me këtë përmbajtje: “17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane, apo mjedise të tjera publike të hapura, dënohen me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Për individët, të cilët, në kushtet e shkeljeve të pikave 17 dhe 18, të këtij neni, lëvizin me biçikletë, ciklomotor ose motomjet, zbatohet edhe masa shoqëruese e bllokimit të mjetit lëvizës për 3 muaj.”.

Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare