Huzeir Mustafi, Dimitrievskit: S’mund t’i mashtrosh shqiptarët dy herë me të njëjtin premtim!

Pas deklaratës të kryetarit aktual dhe njëherit kandidatit për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili përsëri premtoj se do të ndërtoj objektin për gjimnazin shqiptar Sami Frashëri, ka reaguar kandidati për këshilltar komunal nga koalicioni ASH-AAA, njëherit edhe kryetar i degës së ASH Kumanovë Huzeir Mustafi.

Mustafi në profilin e tij në facebook ka shkruar: Kryetari i komunës paska premtuar ndërtimin e objektit për Gjimnazin Sami Frashëri, njejtë sikur që e pat premtuar para katër viteve. Premtimi i dytë, do të thotë që premtimi i parë nuk është realizuar. Nesë me gënjen për herën e parë, është faji yt e nëse me gënjen për të dytën herë atëherë është faji im. Shqiptarët nuk mundeni ti gënjeni më!