Huseini: “Përfaqësuesit e Besa Trans të pa kapshëm”


Pjestarë të sektori për Kriminalistikë teknike pranë MPB-së i kanë bllombuar dyert e zyrtave të agjencisë turistike Besa Trans. Kjo nënkupton se pronari i këtij agjencioni duhet të paraqitet në këtë sektor për të sqaruar dilemat dhe çështjet e ngritura nga organet kompetente.Kjo ka pamundësuar edhe inspektoriatin shtetëror të transportit të kryejë mbikqyrje në zyret e kësaj ndërmarrjeje.

Drejtori i inspektoriatit shtetëror të transportit njoftoi se fillimisht kanë shkuar në selinë e kompanisë në fshatin Rashçe ku dyertë kanë qenë të mbyllura, pastaj kanë vazhduar në zyret e agjencionit ku as aty nuk ka hasur njeri.“Inspektorët ishin në zyrat e ndërmarrjes Besa, por fatkeqësisht zyrat ishin të mbyllura dhe nuk arritëm që të realizojmë mbikqyrjen e paraparë me vendimin e qeverisë. Tash do të provojmë që nëpërmjet postës ta njoftojmë me njoftim, ta caktojmë datën dhe orën kur do të shkojmë në mbykqyrje dhe pasi ta pranon aktin do të shkojmë të bëjmë mbikqyrje”, u shpreh drejtori i inspektoriatit shtetëror të transportit Rifat Huseini.

Në bazë të të dhënave që ka inspektoriati, kompania Besa-Trans disponon me katër automjete që kanë licenca për transport ndërkombëtar, si dhe ka të lajmëruar gjashtë vozitës. Huseini njoftoi se në qoftë se nuk paraqiten nga kompania edhe pas njoftimit me postë, atëherë do të pason gjobë për ta, në bazë të ligjit për transport. “Ekziston një gjobë për mosbashkpunim të ndërmarrjes me inspektoratin, apo pengim të inspektoriatit në realizimin e mbiqyrjes. Ne shpresojmë që pasi të kalojmë këltë procedurën e parë do të arrijmë që të realizojmë mbikqyrjen dhe do të shohim se çfarë ka, çfarë nuk ka, çfarë mungon, të gjitha ato të cilat janë të parapara e ligjin për transport të udhëtarëve”, theksoi Huseini.

Pas fatkeqësisë së autobusit që ndodhi në autostradën “Struma”, Qeveria e angazhoi ISHT-në të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese. Me mbikëqyrjen, duhet të përfshihet gjithçka që është në kuadër të kompetencave të Inspektoratit në pajtim me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor.