Hungaria ndalon përhapjen e përmbajtjes në shkolla që promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë. Legjislacioni u miratua këtë të martë në Parlamentin e Hungarisë dhe u mbështet nga 157 ligjvënës.
Kryeministri Viktor Orban ka sulmuar komunitetit LGBT, duke sjellë kështu ndryshime radikale në politikën shoqërore.
Sipas ndryshimeve në projekt-Iigj, individëve nën 18 vjeç nuk mund t’iu tregohet ndonjë përmbajtje që inkurajon ndryshimin gjinor ose homoseksualitetin.
Kritikët e cilësuan masën si sulm mbi të drejtat e komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT).
Qeveria e Orban theksoi se legjislacioni është i nevojshëm për të mbrojtur “të drejtën e fëmijëve për identitetin e tyre gjinor, të siguruar gjatë lindjes”.