Hungaria drejt dozës së katërt të vaksinës

Rritja e rasteve me Covid ka detyruar shumë vende që të vendosin masa shtrënguese në përpjekje për të përhapjen.

Por Hungaria po mendon për një dozë të katërt vaksine, si një masë parandaluese për infektimin e qytetarëve. Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, tha se qeveria po e mendon këtë masë.

“Çdokush mund të marrë një vaksinë të katërt kundër Covid-19 bazuar në një konsultë me një mjek,” tha Gulyas në një konferencë shtypi të enjten. Po ashtu ai u shpreh se qeveria do të nxjerrë një dekret në lidhje me këtë.