Sipas mediumit “Times Hungari”, Zyra për Imigracion dhe Azili në Hungari ka marrë një vendim për rastin e ish kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Burimi nuk tregon detaje rreth vendimit.
Rasti i ish-kryeministrit maqedonas gjithashtu u diskutua në takimin e së hënës në Parlamentit hungarez,kurse sekretari shtetërorë i Qeverisë hungareze Balázs Orbán deklaroi se Gruevski nuk gjendet në zonën e transitit sepse sipas tij:
“Rregullat e procedurës në kufi nuk mund të zbatohen për personat që kërkojnë trajtim të veçantë”